Ndërlidhjet

Kina pro bisedimeve për sanksione, Irani shqetësohet



Ndërmjetësuesi iranian për programet bërthamore po qëndron në Kinë për bisedime me zyrtarët kinezë.

Vizita e Said Xhalilit vjen pas lajmit se Kina ka rënë dakord të marrë pjesë në diskutimet rreth sanksioneve shtesë për Teheranin.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se gjashtë fuqitë botërore, përfshi dhe Rusinë e Kinën, janë të bashkuara rreth bisedimeve për sanksione të reja ndaj Iranit.

Deklarata e Klintonit u bë pas konferencës mbi Iranin të pesë vendeve anëtarë të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë.
XS
SM
MD
LG