Ndërlidhjet

Tadiç: Nuk shkelim vijat e kuqe rreth Kosovës



Serbia nuk do ta pranojë Kosovën, deklaroi presidenti serb, Boris Tadiç, gjatë një konference shtypi të mbajtur gjatë ditës së djeshme në Beograd. Tadiç kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që “të respektojë dinjitetin e Serbisë”.

Ai tha se Serbia “nuk është e gatshme të kalojë vijat e kuqe” kur vjen puna tek Kosova, duke përsëritur se Beogradi respekton parimet e OKB-së.
Tadiç theksoi se takimet ndërkombëtare apo rajonale nuk mund të përdoren si mundësi për të pranuar “as drejtpërdrjetë, as në mënyrë të tërthortë shtetet që nuk ekzistojnë”.

I pyetur rreth takimit të ardhshëm të BE-së për Ballkanin, që do të mbahet në Sarajevë, Tadiç tha se Serbia ishte e gatshme të gjejë zgjidhje praktike për pjesëmarrjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes në rajon, në mënyrë që të zgjidhen problemet dhe “të gjithë të ecim drejt anëtarësimit në BE”.
XS
SM
MD
LG