Ndërlidhjet

Hagë: Hidhet poshtë kërkesa e Karaxhiqit



Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë nuk i ka lejuar Radovan Karaxhiqit që të shtyjë gjykimin. Karaxhiqi kishte kërkuar shtyrjen e procesit në mënyrë që të kishte më shumë kohë për tu përgatitur për mbrojtjen.

Gjykimi i Karaxhiqit filloi para pesë muajsh, por ka qenë i pezulluar në pritje të vendimit rreth kërkesës së të akuzuarit.

Radovan Karaxhiqi përballet me 11 akuza, mes të cilave dhe ato për gjenocid e krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë në vitet ’90-të.
XS
SM
MD
LG