Ndërlidhjet

Australi: Policia e kërkon kapiten Draganin


Policia në Australi thotë se është në kërkim të të dyshuarit për krime lufte, Dragan Vasilkoviq, i njohur si kapiten Dragani, i cili praktikisht u zhduk, pasi Gjykata e Lartë e këtij vendi, e miratoi ekstradimin e tij në Kroaci.

Zyrtarët thonë se zoti Vasilkoviq, i akuzuar për involvim në tortura dhe vrasje gjatë luftës në Kroaci në vitet e 90-ta, nuk ishte paraqitur në dëgjimin në gjykatë.

Ai ka shtetësi të Australisë dhe njihet edhe me emrin Daniel Sneden.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet e Australisë në vitin 2006, pas kërkesës së Kroacisë për dorëzimin e tij.

Kapiten Dragani ka pranuar se ka shërbyer si komandant i një force paraushtarake të Serbisë, e cila e kundërshtonte pavarësinë e Koracisë nga ish Jugosllavia, por i ka hedhur poshtë akuzat për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG