Ndërlidhjet

Bosnjë: Al-Xhazira e hap një zyre të lajmeve në Sarajevë


Kryetari i Komnunës së Sarajevës, Alija Behmen, thotë se rrjeti televiziv ndërkombëtar, Al-Xhazira, do ta blej një stacion lokal radioteleviziv nga autoritetet e qytetit, për ta forumar një qendër rajonale të lajmeve në Sarajevë.

“Al-Xhazira do ta krijoj një zyre në Sarajevë, që pritet se do të çoj në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha zoti Behmen.

Sipas tij, al-Xhazira do ta blej radiotelevizionin Studio 99, në të cilin autoritetet kishin investuar afro 160 mijë euro.

Për këtë studio thuhet se ka probleme për shkak të rritjes së borxheve.
XS
SM
MD
LG