Ndërlidhjet

Irinej: Në Kosovë ka mungesë të paqes dhe lirisë


Në mesazhin e tij me rastin e Pashkëve, Partiarku serb Irinej, tha se në Kosovë ka mungesë të paqes dhe lirisë.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe mëtutje tha se Kosova “është Jerusalemi jonë”, ku gjenden manastiret dhe kishat serbe.

Patriarku Irinej, në mesazhin e sotëm, theksoi se “ne lutemi për paqe dhe kthim te Kosova tonë, djepi jonë shpirtëror”.

Në shkurt të vitit 2008, Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj, e cila është pranuar nga 65 shtete, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian, por pavarësinë e saj nuk e pranon Serbia.
XS
SM
MD
LG