Ndërlidhjet

Raporti: Emisioni i gazrave të dëmshme ka rënë


Emisioni i gazrave të dëmshme të ndotësve më të mëdhenjë evropianë, gjatë vitit të kaluar, ka rënë për 11%, për shkak të krizës ekonomike, e cila e ka zvogëluar prodhimtarinë dhe kërkesën për energji, thuhet në një raport të publikuar sot në Bruksel.

Në raportin e firmës Point Carbon, thuhet se janë analizuar të dhënat nga 90% e kompanive, të cilat marrin pjesë në një program të Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian nuk ka dashur t’i komentoj këto të dhëna, por ka paralajmëruar se lidhur me këtë çështje, gjatë muajit të ardhshëm, do t’i publikoj analizat e veta.
XS
SM
MD
LG