Ndërlidhjet

Obama e Hu Xhintao bisedojnë për Iranin



Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti amerikan, Barak Obama, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Hu Xhintao, rreth programeve bërthamore të Iranit.

Obama nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit amerikano-kinez, “në mënyrë që të sigurohemi se Irani respekton detyrimet ndërkombëtare” në çështjet bërthamore.

Biseda telefonike u zhvillua pas lajmit se Kina do t’i bashkohej fuqive perëndimore dhe Rusisë për të diskutuar mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG