Ndërlidhjet

logo-print

Turqia kthen ambasadorin në SHBA



Turqia do ta kthejë ambasadorin në Uashington, një muaj pasi e tërhoqi në shenjë proteste ndaj rezolutës së komitetit të Kongresit, i cili e cilësoi si gjenocid vrasjet masive të armenëve nga turqit osmanë.

Kryeministri Rexhep Taip Erdogan tha se ambasadori Namik Tan do të kthehet javën e ardhshme, përpara se Erdogan të marr pjesë në samitin bërthamor në 12 dhe 13 prill.

Ambasadorja turke në Suedi u kthye në fillim të javës pasi u tërhoq për shkak të miratimit të një rezolute të ngjashme në parlamentin suedez.

Armenët thonë se deri 1.5 milionë armenë janë vrarë nga turqit osmanë në vitin 1915 në një fushatë të planifikuar të zhdukjes.

Turqia pranon se janë vrarë shumë armenë, por e hedh poshtë fjalën “gjenocid”, duke thënë se bilanci i të vdekurve është fryrë, dhe se shumë turq gjithashtu janë vrarë gjatë luftës dhe trazirave civile.
XS
SM
MD
LG