Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Anëtarësimi në NATO, ngjarje historike




Me rastin e njëvjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Sali Berisha tha se kjo datë përbën ngjarjen më të madhe historike që nga shpallja e pavarësisë dhe nga koha e Skënderbeut.

Berisha i bëri këto komente në fjalimin në mbledhjen jubilare në Akademinë Ushtarake "Skënderbej".

Ngjashëm u shpreh edhe presidenti Bamir Topi.

Duke u shprehur mirënjohje të thellë vendeve që pranuan Shqipërinë në Aleancë, Berisha falënderoi edhe presidentin amerikan, Barak Obama dhe ish presidentin, Xhorxh Bush, të cilët dhanë ndihmesën e tyre në këtë proces.
XS
SM
MD
LG