Ndërlidhjet

Kina blen armatim nga Rusia



Rusia i ka dërguar Kinës 15 sisteme të raketave kundër ajrore të llojit S-300.

Igor Ashurbeili, drejtor i përgjithshëm kompanisë Almaz Antei, e cila i prodhon raketat, nuk dha detaje për vlerën e transakcionit, por analistët thonë se kontrata mund të vlejë deri në 2.25 miliardë dollarë.

Raketat S-300, të cilat montohen në kamionë, mund të qëllojnë raketa kryqëzuese dhe aeroplanë në largësi deri 150 km.
Kina është blerësi kryesor i armatimit nga Rusia.
XS
SM
MD
LG