Ndërlidhjet

Moskë: 40 të vdekur nga sulmet



Bilanci i viktimave nga sulmet e dyfishta vetëvrasëse në Moskë shkoi në 40, pasi sot ndërroi jetë një 51 vjeçar, ndërsa 84 të plagosur ndodhen në spital.

Mediat raportuan se hetuesit kanë identifikuar njërën nga atentatoret, si e veja adoleshente e një militanti të vrarë në vitin 2009. 17 vjeçarja është identifikuar si Xhenet Abdurahmanova nga Dagestani.

Lideri kryengritës çeçen Doku Umarov e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në metronë e Moskës.

Presidenti Dimitri Medvedev sot u tha liderëve të partive politike se hetimet janë zhvilluar shpejtë.

Dy ditë më pas, 12 njerëz e humbën jetën në dy sulme vetëvrasëse në Dagestan.

Medvedev, i cili dje vizitoi Dagestanin, e përshkroi sitatën atje si “stabile dhe të qetë”.
XS
SM
MD
LG