Ndërlidhjet

logo-print

OJQ: Retorika linçuese e qeverisë kërcënon demokracinë në Kosovë



Organizatat joqeveritare në Kosovë kanë shprehur sot shqetësime për “retorikën kërcënuese dhe linçuese” të zyrtarëve të qeverisë drejtuar përfaqësuesve të shoqërisë civile.

“I bëjmë thirrje presidentit të Republikës të Kosovës, që si garantues i funksionimit të institucioneve demokratike, të sigurojë të gjithë qytetarët e Kosovës se autoritetet do të respektojnë lirinë e shprehjes dhe të asocimit, që janë të garantuara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin lidhur me deklaratat e zëdhënësit të Qeverisë, Memli Krasniqi.

Në njoftim thuhet se “demokracia dhe liria e shprehjes janë ideale që qëndrojnë përtej interesave të ngushta, partiake dhe politike, dhe si të tilla nuk mund të komprometohen”.

"Retorika e zyrtarëve të qeverisë ndaj aktiviteteve të shoqërisë civile ka shkuar aq larg sa ka marrë formën e thirrjeve publike për linçim”, thuhet në reagimin e organizatave joqeveritare të Kosovës, në të cilin i bëhet thirrje kryeministrit të Kosovës që të distancohet nga retorika e zëdhënësit të tij dhe të promovojë dialog me shoqërinë civile.
XS
SM
MD
LG