Ndërlidhjet

Presidenti Sejdiu uron Pashkët



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka përgëzuar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.

“Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve, e cila shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut të vlerave më sublime shpirtërore”, thuhet në urimin e presidentit Sejdiu.

Të krishterët në gjithë botën sot shënojnë të premten e mirë, kur besohet se u kryqëzua Jezu Krishti.

Këtë vit, të krishterët ortodoksë dhe ata katolikë i shënojnë Pashkët në të njëjtën ditë.
XS
SM
MD
LG