Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Vazhdon trysnia ndaj Iranit



Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët tjerë do të vazhdojnë t'i bëjnë trysni Iranit që të heqë dorë nga programi kundërthënës bërthamor.

Nuk e përjashtoj asnjë opcion, deklaroi Obama në një intervistë për televizionin CBS.

Mbrëmë Obama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun kinez, Hu Xhintao, me ç'rast nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve që Irani t’i respektojë detyrimet ndërkombëtare për çështjet bërthamore.

Biseda u zhvillua pas lajmit se Kina do t’u bashkohej fuqive perëndimore dhe Rusisë për të diskutuar mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG