Ndërlidhjet

SHBA: Rritet numri i të punësuarve


Numri i të punësuarve në muajin mars në Shtetet e Bashkuara është rritur për 162 mijë, që përbën rritjen më të madhe mujore prej marsit, 2007.

Kjo gjithashtu është rritja e tretë e të punësuarve prej dhjetorit 2007, kur filloi recesioni në ekonominë më të madhe në botë.

Departamenti i Punës tha se shkalla e papunësisë për tre muaj radhazi ka mbetur në 9.7 %.

XS
SM
MD
LG