Ndërlidhjet

Seul: Torpedoja mund ta ketë fundosur luftanijen



Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut tha se torpedoja mund ta ketë fundosur luftanijen jugkoreane afër kufirit me Korenë e Veriut, por tërhoqi vërejtjen se hetimet nuk kanë përfunduar.

"Një torpedo apo minë detare mund të ketë qenë e përfshirë, por torpedoja është arsye më e besueshme se mina", i tha Kim Tae-Jong parlamentit në Seul.

Vërejtjet e tij u bënë në kohën kur zhytësit ende po i vazhdojnë kërkimet për 46 marinarët e humbur nga anija e fundosur, e cila u nda më dysh në Detin e Verdhë mbrëmjen e 26 marsit.
XS
SM
MD
LG