Ndërlidhjet

Izraeli kërcënon Gazën me sulme të reja



Izraeli u kërcënua me aksion ushtarak të shkallës së gjerë në Rripin e Gazës pas sulmeve ajrore që i ndërmorri si përgjigje ndaj raketimeve nga territori palestinez i kontroluar nga Hamasi.

Shërbimet e emergjencës në Gaza thanë se tre fëmijë palestinezë janë qëlluar mbrëmë nga copat e xhamave gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Zv/kryeministri izraelit, Silvan Shalom, paralajmëroi se nëse nuk pushojnë raketimet kundër Izraelit, atëherë Izraeli do të detyrohet të fillojë një operacion tjetër ushtarak.
XS
SM
MD
LG