Ndërlidhjet

Vdes ylli i serialit "Dinastia"



Xhon Forsajt, aktori amerikan i njohur për rolin e pasanikut të naftës në serialin televiziv “Dinastia”, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

Familja e tij tha se Forsajt ka ndërruar jetë të enjten në Santa Barbara të Kalifornisë, pas një beteje njëvjeçare me kancerin.

Forsajt ka luajtur në shumë filma, por u bë i njohur me rolin e Blejk Keringtonit në serialin “Dinastia”, i cili u xhirua në vitet 1981-1989.
XS
SM
MD
LG