Ndërlidhjet

Obama mirëpret rritjen e vendeve të punës



Presidenti Barak Obama tha se beson që ekonomia amerikane e goditur nga recesioni po “fillon të marrë kthesën” drejt një rritjeje të qëndrueshme, pasi të dhënat zyrtare treguan se në mars u krijuan 162 mijë vende pune, që përbën rritjen më të madhe në tre vjet.

Departamenti i Punës tha se krijimi i vendeve të punës u rrit dukshëm në muajin mars, megjithëse papunësia nuk lëvizi nga shkalla 9.7 %.

Obama tha se shifrat lënë të kuptohet se “stuhia” e papunësisë ka marrë fund, por tërhoqi vërejtjen se do të duhet kohë derisa ekonomia amerikane, më e madhja në botë, të shënojë rritje të qëndrueshme.
XS
SM
MD
LG