Ndërlidhjet

Ushtarët gjermanë vranë 5 ushtarë afganë



Trupat gjermane kanë vrarë pesë ushtarë afganë, pasi i kishin ngatërruar me kryengritësit në Afganistan.

Guvernatori i provincës Kunduz, Mohamad Omar, tha se kufitarët e ushtrisë afgane u vranë teksa po ktheheshin nga rajoni i trazuar Karadah në qytetin Kunduz.

Ushtria gjermane e konfirmoi vrasjen e pesë ushtarëve afganë, të cilët me automjete civile nuk ishin ndaluan në postbllokun e ushtrisë.

Gjermania ka rreth 4.500 trupa në Afganistan.
XS
SM
MD
LG