Ndërlidhjet

Irak: Vriten 25 vetë në një fshat



Persona të armatosur të veshur me uniforma ushtarake kanë qëlluar për vdekje 20 burra dhe pesë gra nga familjet e ndërlidhura me milicinë e Al Kaidës në një fshat në jug të Bagdadit.

Agjencitë e lajmeve cituan zyrtarë të paemëruar të ministrisë së brendshme të kenë thënë se personat e armatosur kishin sulmuar tre shtëpi në fshatin Sufia, në rajonin Hur Raxhab.

Viktimat kishin pranga në duar dhe ishin qëlluar në kokë.
XS
SM
MD
LG