Ndërlidhjet

Rusi: Pashkët shoqërohen me masa të shtuara sigurie



Rreth 11 mijë policë do të patrullojnë në Moskë këtë fundjavë gjatë kremtës së Pashkëve ortodokse, pas sulmeve vdekjeprurëse në metronë e qytetit që lanë 40 të vdekur.

Shtimi i masave të sigurisë është bërë në prag të meshës së kreut të Kishës Ortodokse, të cilën sonte në mesnatë do ta mbajë në kishën në qendër të Moskës.

Në shërbesë do të marrin pjesë zyrtarë dhe politikanë.

Masa të shtuara sigurie gjatë fundjavës janë ndërmarrë edhe në qytetet tjera të Rusisë.

Ministria e brendshme tha se në mbarë Rusinë, më shumë se 100 mijë policë dhe 3.500 trupa do të jenë në detyrë.
XS
SM
MD
LG