Ndërlidhjet

KFOR-i fillon zhvendosjen nga Shtërpca



Rreth 150 ushtarë të KFOR-it, e filluan sot tërheqjen nga Shtërpca në bazën Bondstill.

Ushtarët nga Ukraina dhe Polonia ishin të vendosur në Shtërpce afro 11 vjet, ndërsa tash do t'i mbikqyrin zhvillimet në Shtëprce përmes patrullimeve.

Komandanti i bataljonit, Mihail Zabrocki, ka thënë se ushtarët e lënë pas situatën e mirë të sigurisë, të cilën tash do ta ndjekin nga baza amerikane Bondstill.

"Policia e Kosovës duhet vetë të punojë për ruajtjen e sigurisë, ndërsa KFOR-i do jetë hapi i dytë apo i tretë i sigurisë. Në çdo moment do të jemi të gatshëm t'u ndihmojmë njerëzve në komunën e Shtëprces", ka thënë Zabrocki.
XS
SM
MD
LG