Ndërlidhjet

Irak: Kurdët nominojnë Talabanin për president



Kryetari i rajonin kurd në Irak tha se të gjitha blloqet që fituan ulëse në parlament, janë dakorduar ta nominojnë Xhalal Talabanin si kandidat të tyre për president të Irakut.

Masud Barzani tha se partitë e kurdëve gjithashtu kanë rënë dakord t'i unifikojnë qëndrimet e tyre gjatë negociatave me blloqet tjera të Irakut për formimin e qeverisë së re.

Në zgjedhjet në Irak, koalicioni sekular i ish kryeministrit Ajad Allaui, fitoi më sumë ulëse në parlament se kryeministri Nuri al-Maliki.
XS
SM
MD
LG