Ndërlidhjet

Vritet një polic rus në Dagestan



Në rajonin Dagestan në Rusi, militantët kanë vrarë një polic rus dhe kanë plagosur një tjetër, njoftuan autoritetet lokale.

Në njoftim thuhet se tre militantë kanë hapur zjarr nga automjeti ndaj policisë rreth 70 km në veriperëndim të kryeqytetit të Dagestanit, Mahaçkalla.

Në 31 mars, sulmues vetëvrasës kryen dy sulme afër kufirit të Dagestanit me Çeçeninë, me ç'rast e humbën jetën 12 vetë.
XS
SM
MD
LG