Ndërlidhjet

Japonia nuk heq dorë nga masat antikrizë



Ministri i Financave i Japonisë, Naoto Kan, tha se i ka informuar autoritetet kineze se vendi i tij nuk mund t'i heqë masat antikrizë, që i miratoi gjatë krizës ekonomike.

Në një konferencë për shtyp në Pekin, Kan tha se Kina dhe Japonia janë dakorduar të bëjnë përpjekje të përbashkëta për rimëkëmbje të plotë nga kriza.

Ministri japonez tha se dy palët kanë pikëpamje të njëjta ndaj situatës ekonomike në botë, që rimëkëmbja ka filluar, por ka edhe shumë pasiguri.
XS
SM
MD
LG