Ndërlidhjet

SHBA: Shtyhet publikimi i raportit për monedhën kineze


Shtetet e Bashkuara thonë se e kanë shtyrë publikimin e raportit në Kongres, lidhur me politikat e këmbimit të valutave. Në këtë mënyrë shtyhet edhe vendimi nëse Kina po manipulon me monedhën e saj.

Sekretari amerikan i thesarit, Timoti Gajtner, nëpërmjet të një kumtese, ka kërkuar nga Kina që të lëvizë kah monedha më fleksibile.

Shtyrja e publikimit të raportit në Kongresin amerikan, i paraparë për 15 të këtij muaji, po bëhet para ardhjes së presidentit kinez, Hu Jintao, për vizitë në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në samitin për sigurinë bërthamore, më 12 dhe 13 të këtij muaji në Uashington.
XS
SM
MD
LG