Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Bagdadi u trondit nga eksplodimet e fuqishme


Tri eksplodime të fuqishme e kanë tronditur Bagdadin. Raportohet se ka edhe viktima në njerëz.

Zëdhënësi për siguri, gjenerali Kasim al-Musavi, tha se njëri nga shpërthimet ndodhi afër disa ambasadave, përfshirë edhe atë të Iranit.

Ambasadori iranian në Bagdad, Hasan Kazem Qomi, tha se është e paqartë se a ishte ambasada cak i sulmit.

Sipas tij, shpërthimi i ka goditur vizitorët në ambasadë dhe rojet policore irakiane.

Ai theksoi se ka pasur disa dëme në ndërtesën e ambasadës, por të punësuarit brenda ndërtesës nuk kanë pësuar.
XS
SM
MD
LG