Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Nga eksplodimet – së paku 30 vetë të varë


Nga tri eksplodime të fuqishme në pjesën qendrore të Bagdadit, janë vrarë së paku 30 vetë dhe plagosur afro 100 të tjerë.

Zëdhënësi i sigurisë, gjeneral Kasim al-Musavi, tha se cak i eksplodimeve ishin misionet diplomatike. Sipas tij, mund të ndodhë që numri i të vrarëve nga këto shpërthime të rritet.

Raportohet se shpërthimet kishin ndodhur afër ambasadës së Egjipit dhe afër shtëpisë së ambasadorit gjerman.

Gjeneral Musavi tha se një eksplodim kishte ndodhur afër disa ambasadave, përfshirë edhe atë të Iranit.

Ambasadori iranian, Hasan Kazemi Qomi, tha se është e paqartë se a ishte ambasada iraniane cak i shpërthimit.

Ai theksoi se ndërtesa e ambasadës është dëmtuar, por punonjësit brenda ndërtesës nuk kishin pësuar.
XS
SM
MD
LG