Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Karzai dhe MekKristël vizitojnë Kandaharin


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe gjenerali amerikan, Stenli Mekkristël, sot së bashku kanë udhëtuar për në qytetin jugor afgan, Kandahar, për të zhvilluar biseda me liderët fisnorë lokalë.

Raportohet se ky udhëtim është pjesë e përpjekjeve për ndërtimin e mbështetjes politike, para ndërhyrjeve të pritura të ushtrisë amerikane dhe të forcave të NATO-s në atë hapësirë, që është bazë e talibanëve.

Shumica e 30 mijë ushtarëve shtesë amerikanë, që i ka premtuar presidenti Barak Obama, do të dërgohen në Kandahar dhe përreth tij.

Masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të forcuara, derisa zoti Karzai dhe gjenerali MekKristël, arritën në qendër të qytetit me helikopter ushtarak të Shteteve të Bashkuara.

Karzai tha se ai do ta mbajë asamblenë fisnore për ta promovuar pajtimin me kryengritësit, më 2 maj.
XS
SM
MD
LG