Ndërlidhjet

Sejdiu: Nuk isha pjesë e ndryshimeve në qeveri


Presidenti i Kosovës ka mohuar të ketë qenë pjesë e negociatave për ndryshimet në qeveri.
“S’jam pjesë e emërimeve dhe shkarkimeve”, ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një vizite që i bëri një familjeje serbe në Graçanicë.

“Unë çmoj përpjekjet e partnerit të koalicionit, që të ketë formacion, i cili do të marrë obligime shtesë në sfidat, që Kosova ka para vetes”, ka thënë Sejdiu, duke vlerësuar punën e ministrave të shkarkuar.

“Nuk kemi mbërritur zenitin në kuptimin e vendit, për të arritur nivel më të lartë të demokracisë, sikur që s’e kanë bërë as vendet e rajonit këtë. Askush nuk ia ka dhënë pikën kërkesës për qeverisje më të mirë dhe për më shumë demokraci. Prandaj, është borxh i këtij formacioni, që të lëvizë edhe më shpejt dhe mendoj se është e rëndësishme që do të ketë mbështetje të mirë,” tha zoti Sejdiu.

Javën e kaluar, kryeministri Hashim Thaçi shkarkoi 6 ministra, tre të PDK-së dhe tre të LDK-së, në kuadër të asaj që e quajti “riformatizim afirmativ i qeverisë”.
XS
SM
MD
LG