Ndërlidhjet

Iran: Mbahet konferenca për çarmatimin bërthamor


Irani sot ka njoftuar për planet për mbajtjen e një konference për çarmatim atomik, më vonë këtë muaj.

Neogicatori për çështje bërthamore i Iranit, Said Xhelili, ka thënë se “kinezët e kanë mirëpritur nismën dhe do të marin pjesë”, në këët tubim, që pritet të mbahet më 17 dhe 18 prill në Iran.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Ministrisë së jashtme të Kinës, ka thënë se Pekini ende nuk ka marrë vendim për të marrë pjesë apo jo në këtë konferencë.

Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe deri tash u ka rezistuar planeve të OKB-së për sanksione të reja kundër Iranit, për shkak të programit të tij atomik.

Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se po përpiqet të zhvilloj armatim bërthamor, por Teherani insiston se programi i tij atomik është vetëm për qëllime civile.
XS
SM
MD
LG