Ndërlidhjet

Dubai: Çiftit britanik iu konfirmua dënimi për puthje


Çifit britanik, i cili ishte arrestuar në Dubai, për puthje publike, ka marrë përgjigjje negative nga një gjykatë e apelit.

Gjykata e ka vërtetuar vendimin e mëparshëm: një muaj burg dhe 300 dollarë amerikanë gjobë.

Shtetasi britanik në Dubai, Ajman Naxhafi, 24 vjeçar, dhe turistja britanike, Sharlot Adams, 25 vjeçare, ishin arrerstuar në nëntor, pasi një banore lokale i kishte akuzuar ata për puthje publike.

Çifiti ka thënë se ata e kishin puthur njëri tjetrin në faqe, që lejohet sipas ligjeve strikte Islamike të këtij vendi dhe ka paralajmëruar edhe ankesën e dytë.

Dubai është destinacion i popullarizuar për turistët perëndimorë.
XS
SM
MD
LG