Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Lejohet furnizimi me veshmbathje në Rripin e Gazës


Izraeli sot ka lejuar hyrjen e furnizimeve me veshmbathje në Rripin e Gazës, për të parën herë prej bllokadës së imponuar para pothujase tri vitesh.

Qeveria e Izraelit është nën presion ndërkombëtar për ta lehtësuar bllokadën, për të cilën Kombet e Bashkuara thonë se i dënon 1.5 milionë njerëz në Rripin e Gazës, për shkak të politikës së Hamasit.

Izraeli nuk lejon futjen e furnizimeve me çimento dhe hekur në Gaza, për shkak se Hamasi mund t’i përdorë ato për çështje ushtarake.
XS
SM
MD
LG