Ndërlidhjet

Bagdad: Vrasësit e fshatarëve ishin me uniforma amerikane


Zyrtari për siguri në Irak, Qasim Ata, tha se personat e armatosur, që i kanë masakruar 24 fshatarë para dy ditësh, janë paraqitur si ushtarë amrikanë, me qëllim që t’i mashtrojnë njerëzit, para se të hapnin zjarr kundër tyre.

Gjeneral Ata theksoi se personat e armatosur bartnin uniforma ushtarake amerikane dhe disa prej tyre flisnin anglisht, për të krijuar bindje se ata ishin pjesëtarë të forcave amerikane.

Lidhur me vrajset në fshatin Sufia ditën e premte, janë arrestuar 25 vetë. Viktimat ishin të ndërlidhura me një grup sunit, që ishte ngritur kundër al-Kaidës në Irak.

Zyrtarët e Irakut, për këto vrasje, e kanë fajësuar al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG