Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Ekipet e shpëtimit ende kërkojnë të mbijetuarit në minierë


Një javë pas incidentit në një minierë në Kinë, ekipet e shpëtimit ende po shpresojnë për gjetjen e personave, që eventualisht kanë mbijetuar.

Më 28 të muajit të kaluar, uji kishte depërtuar në xeherore duke i bllokuar 153 minatorë.

Prej kësaj date, afro 3 mijë vetë po punojnë në thithjen e ujit nga miniera me sistem të pompave.

Ekipet e shpëtimit thonë se me prekje sinjalizuese në gypa kishin marrë përgjigjje, prandaj ata mendojnë se ende ka njerëz të gjallë në minierë.
XS
SM
MD
LG