Ndërlidhjet

Bagdad: Numri i të vrarëve nga shpërthimet arriti në 38


Sulmuesit vetëvrasës i kanë aktivizuar tri makina bomba afër ambasadave në Bagdad, duke i vrarë së paku 38 vetë dhe plagosur më se 200 të tjerë.

Zëdhënësi i sigurisë, gjeneral Kasim al-Musavi, tha se cak i eksplodimeve ishin misionet diplomatike. Shpërthimet kishin ndodhur fër ambasadës së Egjipit dhe afër rezidencës së ambasadorit gjerman.

Gjeneral Musavi tha se një eksplodim kishte ndodhur afër disa ambasadave, përfshirë edhe atë të Iranit.

Ambasadori iranian, Hasan Kazemi Qomi, tha se shpërthimi kishte ndodhur afër hyrjes së ambasadës..

Ai theksoi se ndërtesa e ambasadës është dëmtuar, por punonjësit brenda ndërtesës nuk kishin pësuar.
XS
SM
MD
LG