Ndërlidhjet

Steinberg në Kosovë të mërkurën



Zëvendës sekretari i Shtetit, Xhejms Steinberg, të mërkurën më 7 prill do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turneut në rajon, raporton Reuters.

Javën e kaluar, Steinberg tha se pavarësia e Kosovës ka qenë forcë për stabilitetin në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e para si shtet i pavarur.

Steinberg tha se një nga çështjet për të cilën dëshiron të bisedojë është si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe si të ndërtohen ura mes dy komuniteteve.

Ai tha se gjatë vizitës do të bisedohet në mënyrë pragmatike për shtimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Stainberg shtoi se SHBA janë shumë të inkurajuara që fqinjët e Kosovës po ndërmarrin hapa pozitive ndaj Prishtinës, duke vendosur marrëdhënie diplomatike dhe duke shkëmbyer ambasadorë.

Kjo, tha zv/sekretari i shtetit, flet për një kuptim praktik në Ballkan lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara, tha Steinberg, dëshirojnë të shohin që kosovarët të gëzojnë po ato përfitime që mund t'i kenë edhe vendet tjera në rajon.

Turnbeun në Ballkan, Steinberg e fillon nesër në Slloveni, ndërsa bashkë me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Miguel Angel Morations, do ta vazhdojë në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.
XS
SM
MD
LG