Ndërlidhjet

Ingusheti: Nga sulmi vetëvrasës u vranë dy policë


Nga një sulm vetëvrasës afër stacionit të policisë në një qytet të Ingushetisë, në Kaukazin Verior, në Rusi, janë vrarë dy policë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Ministria e brendshme tha se shpërthimi ndodhi në vendin Karabulak, afro 20 kilometra nga kryeqyteti rajonal, Magas.

Ky shpërthim u bë pas disa sulmeve vetëvrasëse në Moskë dhe në rajonin e Dagestanit në Kaukazin Verior, me ç’rast u vranë më se 50 vetë gjatë javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG