Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: 114 minatorë nxirren të gjallë

  • RFE /RL


Raportet e fundit kanë treguar se 114 minatorë janë nxjerrë të gjallë nga miniera e përmbytur nga uji në Kinën veriperëndimore, më shumë se një javë pasi 153 punëtorët mbetën të ngujuar. Agjencitë thonë se 39 minatorë konsiderohen ende të zhdukur. Kreu i Administratës Shtetërore për Sigurinë në Punë, Luo Lin, e ka quajtur shpëtimin një “mrekulli”. Një zyrtar lokal ka thënë se shumica e të mbijetuarve besohet të jenë në gjendje stabile shëndetësore.


XS
SM
MD
LG