Ndërlidhjet

Kazakistan: Gjenerali Petraeus arriti për bisedime të sigurisë


Gjenerali amerikan, Dejvid Petraeus, ka arritur në Astana të Kazakistanit, për bisedime të ndërlidhura me planin pesëvjeçar të bashkëpunimit, të nënshkruar nga të dy vendet.

Ai sot është takuar me ministrin e mbrojtjes Adilbek Xhaksibekov.

Sipas planit, parashihet një ndihmë në vlerë prej 10 milionë dollarësh për trajnimin e kandidatëve nga Kazakistani në akademitë ushtarake amerikane.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Astana, më herët, ka paralajmëruar se gjenerali Petraeus pritet të falënderoj për kontributin e Kazakistanit në përpjekjet e koalicionit në Afganistan.
XS
SM
MD
LG