Ndërlidhjet

WP: “Si ushqen Rusia islamizmin ekstrem?”


Në shenjë përkujtimi të atyre që humbën jetën nga sulmet në metronë e Moskës, 29 mars 2010.
Në shenjë përkujtimi të atyre që humbën jetën nga sulmet në metronë e Moskës, 29 mars 2010.
“Washington Post”


Pas vënies së bombave në metronë e Moskës, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se “ne të gjithë përballemi me të njëjtin armik”. Askush, qoftë në Moskë, Londër, Madrid apo Nju Jork, nuk mund të jetë i sigurt nga aktet e terrorizmit.

Megjithatë, në Rusi, problemi i terrorizmit ndoshta është më i vështirë, sesa në Evropë apo në SHBA.

Në Kaukazin e Veriut është një Islam ekstrem. Por, ndërsa sfidat e terrorizmit kërkojnë strategji afatgjata dhe të qëndrueshme, sistemi dhe qeveria e papërgjegjshme përjashtojnë mënyrën strategjike të të menduarit.

Në mes të 2000-ës, shkëputja nuk ishte më çështje në Çeçeni, por krijoi një problem të ri: militantët islamë po rriteshin në gjithë Kaukazin e Veriut.

Në fillim të viteve ’90, Islami ishte ende i dobët në territoret tradicionale myslimane, pasi të rriturit kishin edukim sovjetik dhe tërheqja ndaj kulturës ruse ishte e fortë.

Por, një brez i ri, i rritur në Çeçeni, po shkakton panik te forcat ruse dhe në provincat fqinje, si në Dagestan dhe Ingusheti, të cilat po influencohen nga kultura islamike dhe jo rrallë nga presionet e saj ekstreme.

Grupe ekstremistësh klandestinë bëjnë thirrje për Xhihad në gjithë territorin e Rusisë. Qendra trajnimi për bomba vetëvrasëse raportohen se po operojnë në Kaukazin e Veriut.

Kremlini ndryshoi taktikat pak vite më parë, duke instaluar një udhëheqës pro Moskës në këto provinca myslimane dhe reduktoi misionet qeveritare në caktimin e fondeve dhe të operacioneve anti-terroriste.

Bëri një sy qorr ndaj sulmeve armiqësore, shpërthimeve dhe vrasjeve të policëve dhe të administratorëve lokalë, të cilat u bënë rutinë në Ingusheti dhe Dagestan.

Qeveria qendrore gjithashtu injoroi praktikat brutale të drejtuesve lokalë kundër ekstremistëve islamikë dhe grupeve kriminale apo ekstremiste.

Sot, rritja e islamizmit ekstrem në Kaukazin e Veriut është e paevitueshme, veçanërisht kur forca të tilla kaq aktive operojnë në disa pjesë të botës. Opsioni i vetëm strategjik i Rusisë është angazhimi afatgjatë dhe shumë-drejtimesh në këtë problem.

Është e kritikueshme që Qeveria ruse dhe kombi rus i trajtojnë banorët e Kaukazit të Veriut si të padëshiruar.

Një tjetër nevojë urgjente është përmirësimi i sigurisë në Rusi, sa më mirë të jetë e mundur, derisa praktikat antiterroriste të jenë efiçiente.

Por, këto misione bëhen të pamundura në një vend ku sjellja e dhunshme e oficerëve të policisë kërcënon njerëzit, në vend që t’i mbrojë.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, javën e kaluar, foli për krijimin në Kaukazin e Veriut të një “ambienti të përshtatshëm dhe modern për edukim, për biznes dhe natyrisht për luftimin e korrupsionit”

Por, korrupsioni është përhapur përtej Kaukazit të Veriut; ai ka prekur sistemin qeveritar rus, që është ndërtuar mbi monopolin dhe papërgjegjshmërinë.

Sa kohë që Rusia nuk bën reforma të vazhdueshme, qëllimi i mirë nuk mund të përkthehet në politika të mira. (a.ç.)
XS
SM
MD
LG