Ndërlidhjet

Tiranë: Rama paralajmëron protesta kundër qeverisë


Lideri opozitar në Shqipëri, Edi Rama, ka bërë thirrje për protesta të çdo ditshme anti qeveritare, lidhur me akuzat për vjedhje të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe për “qeverisjen e keqe” nga kryeministri Sali Berisha.

Në një konferencë të sotme për shtyp, lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë në opozitë, Edi Rama, tha se do të protestohet kundër “votave të vjedhura” dhe për “rrënimin e ekonomisë së secilës familje në vend”.

Socialistët po planifikojnë një protestë masive në Tiranë më 30 prill.

Thirrja e Partisë Socialiste për rinumërimin e kutive të votimit është kundërshtuar nga kryeministri Sali Berisha.

Brukseli ka tërhequr vërejtjen se kriza politike mund t’i dëmtoj synimet për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG