Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e dënojnë sulmin kundër Konsullatës në Peshavar


Shtetet e Bashkuara sot e kanë dënuar sulmin kundër Konsullatës amerikane në Peshavar të Pakistanit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se Shtetet e Bashkuara “fuqishëm e dënojnë dhunën”.

Së paku 6 vetë, përfshirë edhe katër sulmues, janë vrarë sot, kur militantët e armatosur me dy makina janë përpjekur ta shkatërrojnë Konsullatën amerikane në Peshavar.

Zëdhënësi i grupit Tahreek-e-Taliban, Azam Tarik, i tha me telefon AFP-së, nga një lokacion i panjohur, se sulmi ishte “hakmarrje për sulmet me aeroplana pa ekuipazh” kundër militantëve në hapësirat kufitare të Pakistanit me Afganistanin.

Raportohet se ai i ka përshkruar Shtetet e Bashkuara si “armike” dhe tha se planifikohen edhe më tepër sulme.
XS
SM
MD
LG