Ndërlidhjet

Rusia i shet armatim Venezuelës, SHBA të shqetësuara


Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë sot se kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, ka thënë se shitja e armatimit rus në Venezuelë, “mund ta kalojë shumën 5 miliardë dollarë”.

Të premten e kaluar në Karakas, zoti Putin është takuar me presidentin e Venezuelës, Hugo Çavez.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë shprehur shqetësim lidhur me shitjen e armatimit rus në Venezuelë.

Venezuela deri tash ka blerë armatim nga Rusia në vlerë prej 4 milionë dollarësh, prej vitit 2005.
XS
SM
MD
LG