Ndërlidhjet

logo-print

Angjelina Xholi dhe Bred Pit arritën në Bosnjë


Yjet e filmit të Holivudit, Angjelina Xholi dhe Bred Pit, mbrëmë arritën në Bosnjë Hercegovinë, në një udhëtim befasues, që ka për qëllim ta theksoj çështjen se qindra mijëra njerëz ende janë të pastrehë, 15 vite pas luftës në Bosnjë.

Çifti bashkëshortor, e ka vizituar një kamp të refugjatëve në qytetin lindor, Gorazhde.

Afro 117 mijë njerëz ende janë të zhvendosur nga lufta në Bosnjë në vitet 1992-95. Ata nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak se ato nuk janë rindërtuar ose për shkak se fshatrave të tyre u mungon infrastruktura themelore.

Aktorja Xholi ka shërbyer si ambasadore për Agjencinë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) prej vitit 2001.

Çifti i njohur nuk e ka lejuar shtypin që ta mbuloj vizitën e tyre.

Raportohet se ata do të largohen nga Bosnja sonte dhe do të udhëtojnë për në Kroaci.
XS
SM
MD
LG