Ndërlidhjet

Australia bllokon dërgesat për Pakistanin


Australia e ka bllokuar një dërgesë me pajisje shkencore për Pakistanin, nga droja se ato mund të përdoren për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Zëdhënësi i Ministrit së Mbrojtjes, Xhon Fokner, tha se ministri beson se ka “rreziqe të papranueshme” të cilat shoqërojnë shitjen e dy spektrofotometrave apsorbues bërthamorë.

Kjo është hera e katërt që ministri bllokon dërgesat që shkojnë jashtë vendit.

Në rastet e mëparshme, mallrat kishin për destinacion Iranin apo vendet që mund t’ia dorëzonin mallin këtij vendi.
XS
SM
MD
LG