Ndërlidhjet

Kryeprokurori turk pengon arrestimin e më shumë oficerëve



Kryeprokurori i Stambollit ka ndërhyrë që të pengojë policinë turke t’i arrestojë edhe 90 oficerë të tjerë të ushtrisë lidhur me grusht shtetin e pretenduar të vitit 2003.

Ajkut Xhengiz Engin tha se i kishte zëvendësuar dy prokurorët e rinj që dje i kishin urdhëruar arrestimet në 14 provinca të vendit.

Ai nuk dha detaje tjera, por shtypi raportoi se 18 oficerë në pension ishin ndaluar përpara se Engin të shkonte në polici.

Që nga shkurti janë bërë disa valë arrestimesh të figurave të larta të ushtrisë, shumica e të cilëve u liruan.

Veprimi i kryeprokurorit të Stambollit e ilustron tensionin ndërmjet gjyqësisë së lartë laike ndhe prokurorëve të rinj, të cilët gëzojnë simpati ndaj partisë me rrënjë islamike që është në pushtet.
XS
SM
MD
LG