Ndërlidhjet

logo-print

Newsweek: “Ndërsa Evropa heziton...”


“Newsweek”

Jo që prej 1930-ës politikat ndërkombëtare kanë qenë në rrjedha të tilla. Rritja e shteteve, si: Kina, India, Turqia, Brazili dhe Rusia, po sfidon demokracitë e vjetra si kurrë më parë.

Por, në vend se BE-ja ta përdorë rritjen si mbrojtje të vetes, Evropa ka dështuar në adoptimin e politikave të jashtme serioze dhe e shikon gjithnjë e më të parëndësishme këtë.

Brukseli, së fundmi, ka anuluar samitin vjetor BE-SHBA, që do të mbahej në Madrid, muajin e ardhshëm.

Obama po fluturon drejt Evropës në një udhëtim të shkurtër, për t’u takuar me presidentin e Rusisë, Dmitri Medvedev, në Pragë.

Për herë të parë që kur Uinston Çurçill dhe Franklin Rusvelt nënshkruan Kartën e Atlantikut më 1941, koncepti i një pikëpamjeje të përbashkët euro-atlantike duket bosh, madje i çuditshëm.

Qëllimi nuk ishte ky. Traktati i Lisbonës krijoi një kushtetutë të re të BE-së dhe u ratifikua me një festë të madhe pas një grindjeje të gjatë dhjetëvjeçare.

Ekspertët flasin për një G2, SHBA-Kinë, dhe lënë mënjanë BE-në. Kina injoron pretendimet e BE-së që të çojnë në ndryshimet klimatike në Kopenhagën dhe Rusia injoron Brukselin, duke kërkuar marrëdhënie dypalëshe me udhëheqës konformistë, të tillë si Berluskoni.

Turqia ka mërzitur Evropën nga mikpritja e ngrohtë që i ka bërë presidentit të Iranit dhe Brazili ka bërë të njëjtën gjë duke inkurajuar Argjentinën, siç ripohon, në pretendimet e saj për Falkandët.

Pjesë e problemit është personaliteti, veçanërisht i presidentit të ri dhe të panjohur evropian, Herman van Rompi, dhe ministres më pak të njohur, Katerinë Ashton.

Tashmë është e qartë se krerët evropianë kurrë nuk e kanë pasur qëllimin të zhvillojnë një zë të bashkuar për çështjet botërore.

Presidenti i Komisionit Evropian, Xhose Manuel Baroso, e urren idenë për të pasur ndarje të vëmendjes botërore. Gjithashtu, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, e sheh veten si lojtar global në të drejtën e tij, nën hijen e madhe të gjeneralit Carls de Gol. Ndërsa Evropa ndjek influencën e re të Rusisë, Sarkozi i ka shitur Moskës luftanije të avancuara.

Një profil i ulët i BE-së i shkon për shtat kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila të vetmin prioritet që shikon, është shmangia e ndonjë gjëje, që mund t’i dëmtojë eksportet e Gjermanisë.

I shkon për shtat Qeverisë spanjolle, e cila ende refuzon ta njohë Kosovën, duke shkatërruar kështu çdo shpresë për një zgjidhje të përgjithshme të Ballkanit.

Dhe, i shkon për shtat po ashtu edhe Londrës, ku politika e jashtme është në pritje deri në zgjedhjet e 6 majit.

Krerët e kombeve janë gjithashtu të ndarë në çështjet kyçe të politikës së jashtme, me të cilat përballet Evropa.

Ata kanë këndvështrime të ndryshme nëse do ta konfrontojnë apo akomodojnë Rusinë, duke mirëpritur apo përjashtuar Turqinë si anëtare, nëse do ta marrin një linjë të vështirë me Izraelin dhe çfarë do të bëjnë me Afganistanin.

Ndërsa NATO-ja jep premtime të pakta për përpjekjet atje, pak vende të BE-së tregojnë gatishmëri për të angazhuar trupa kundër talebanëve. Në të vërtetë, ky konflikt ka çuar në kolapsin e Qeverisë holandeze.

Edhe në çështjet periferike, si marrëdhëniet me Kubën, disa ministra të jashtëm evropianë bisedojnë me komunistin Kastroç, ndërsa të tjerët bojkotojnë diktaturën Karibiane.

Evropa ka risi në të menduarit e politikës së jashtme, siç u vu re te Jorgos Papandreu i Greqisë, i cili, si ministër i Jashtëm, transformoi marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, dhe te Radek Sikorski i Polonisë, që qetësoi tensionet me fqinjët e Varshavës. Por, ata janë të mbyllur në luftën e brendshme që konsumon gjithë kohën e tyre.

Brukseli, në vend që të përballet me çështje serioze, shpenzon energjinë e tij duke kërkuar që BE-ja të marrë tre vende në G8, G20 dhe tubimet e FMN-së, duke bërë që të duket se ajo është më shumë e shqetësuar me sigurimin e prestigjit, sesa në dhënien e pushtetit aktual.

Rënia e buxhetit të BE-së për mbrojtjen duket gjithnjë e më pak e rëndësishme në skenën botërore. Ashton dhe Rompi nuk janë për t’u fajësuar.

Problem janë krerët e vendeve evropiane, të cilët kanë vendosur t’i vënë interesat e tyre të vendit para interesave të BE-së.

Një politikë e jashtme e vërtetë mbetet një fantazi e largët dhe nuk është krejt e qartë se kur krerët evropianë ose votuesit do ta mbështesin një të tillë. (a.ç.)
XS
SM
MD
LG